West Ham në frymën e fundit fiton Conference League 

Futboll

West Ham në frymën e fundit fiton Conference League 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 qershor 2023 Në ora: 20:49 Përditësuar në ora: 22:57 më 07.06.2023
West Ham feston

West Ham ballëlart 

West Ham është fitues i Conference League.

Skuadra angleze ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Fiorentinës, në finalen që u zhvillua në Pragë.

Një finale që u përshkrua edhe një incident në pjesën e parë.

Fiorentina - West Ham 1:2

Stadiumi "Fortuna Arena" në Pragë.
Shikues: 19.000.

Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja).

Shënues: Bonaventura (67') - Benrahma (62' - nga penalltia), Bowen (90') .

Kartona të verdhë: Mandragora, Milenkoviq, Amrabat - Benrahma, Aguerd, Bowen.

Fiorentina: Terracciano, Dodo, Milenkoviq, Ranieri (Igor 84'), Biraghi  Amrabat, Mandragora (Barak 90+3'), Bonaventura, Gonzalez, Joviq (Cabral 46') dhe Kouame (Saponara 62').
West Ham: Areola, Coufal, Zouma (Kahrer 61'), Aguerd, Emerson, Soucek, Rice, Lucas Paqueta, Bowen, Antonio (Ogbonna 90+4') dhe Benrahma (Fornals 76').

Në minutën e 31-të, tifozët e West Ham kanë goditur me gota në kokë dhe kanë gjakosur kapitenin e Fiorentinës Biraghin, sfida u ndal për disa minuta.

Në minutën e 58-të, Cristiano Biraghi ka prekur topin me dorë dhe ka shkaktuar penallti. Pas shikimit të VAR-it, gjyqtari akordon penallti.

Mohamed Said Benrahma në minutën e 62-të godet bukur nga penalltia, 1:0 për West Ham-in. 

Në minutën e 67-të, skuadra italiane kundërpërgjigjet menjëherë dhe ka barazuar rezultatin. Futbollisti Giacomo Bonaventura nga rreth 11-12 metra me goditje jo aq të fortë ka shënuar për 1:1.

Në minutën e 90-të, Jarrod Bowen doli i vetmuar dhe me mjeshtri ka shënuar për fitoren e West Ham-it.

Finale e nxehtë

(E plotësuar) - Në minutën e 90-të,Jarrod Bowen doli i vetmuar dhe me mjeshti ka shënaur për fitoren e West Ham.

87' Lojë e bukur në një atmosferë të zjarrtë.

82' West Ham po sulmon.

77' Fiorentina e kërkon edhe golin tjetër.

74' A do të kemi vazhdime?

Fiorentina - West Ham 1:2

Stadiumi "Fortuna Arena" në Pragë.
Shikues: 19.000.

Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja).

Shënues: Bonaventura (67') - Benrahma (62' - nga penalltia), Bowen (90') .

Kartona të verdhë: Mandragora, Milenkoviq, Amrabat - Benrahma, Aguerd.

Fiorentina: Terracciano, Dodo, Milenkoviq, Ranieri (Igor 84'), Biraghi  Amrabat, Mandragora (Barak 90+3'), Bonaventura, Gonzalez, Joviq (Cabral 46') dhe Kouame (Saponara 62').
West Ham: Areola, Coufal, Zouma (Kahrer 61'), Aguerd, Emerson, Soucek, Rice, Lucas Paqueta, Bowen, Antonio (Ogbonna 90+4') dhe Benrahma (Fornals 76').

67' Skuadra italiane kundërpërgjigjet menjëherë . Futbollisti Giacomo Bonaventura nga rreth 11-12 metra me goditje jo aq të fortë ka shënuar për 1:1.

62’ Mohamed Said Benrahma godet bukur nga penalltia dhe 1:0 për West Ham-in. 

58’ Cristiano Biraghi ka prekur topin me dorë dhe ka shkaktuar penallti. Pas shikimit të VAR-it, gjyqtari akordon penallti.

55' Një lojë e baraspeshuar.52' Fiorentina mjaft e rrezikshme.

50' Vazhdon pa gola.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Pritet që në pjesën e dytë të ketë gola. Joviq gjen rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR goli anulohet për pozicion jashtë loje.

41' Nuk ka gola, vetëm një karton i verdhë deri me tash në finalen e Conference League që po luhet në Pragë.

 36' Sulmuesit nuk po tregohen të shkathët. 

32' Kartoni i parë i verdhë, Benrahma i West Ham.  

31′ Tiofzët e West Ham kanë goditur me gota në kokë dhe kanë gjakosur kapitenin e Fiorentinës Biraghin, sfida është ndalur për disa minuta.

30' Nuk ka gola deri me tash.

26' Cristiano Biraghi harkoi bukur por Nikola Milenkoviç (Fiorentina) me kokë nuk u tregua i saktë.

25' Dodo (Fiorentina) godet topin drejt portës, por ai nuk arrin të arrijë objektivin pasi u bllokua mirë nga një prej mbrojtësve.

23' Fiorentina po tregon lojë të mirë.

20' Te dy skuadrat luajnë me kujdes.

17' Deri me tash rrjetat e paprekura.

13' Declan Rice (West Ham) godet bukur por për fat të skuadrës italiane shkoi jashtë shtyllës.

12' Të dy ekipet po tregojnë lojë të mirë.

11' Edhe më tej 0:0.

9' Rolando Mandragora (Fiorentina) godet nga vija e 16-shit por jashtë shtyllës.

2’ Lojë e baraspeshuar.

Tifozët e Fiorentinës akuzojnë ata të West Ham

Tifozët e Fiorentinës akuzojnë ata të West Ham!

Pas një mëngjesi plot festë dhe “fair-play” total mes dy tifozëve, në sheshin Wenceslas në Pragë në orët e para të pasdites ka ndodhur një episod i pakëndshëm.

Sipas raportimeve të medieve italiane, policia ka ndërhyrë për të shuar një moment tensioni mes tifozëve të dy skuadrave, Fiorentinës dhe West Ham, që përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure duke nisur nga ora 21:00 për trofeun e Conference League, finale që luhet në Pragë.

Një grup i madh tifozësh të skuadrës italiane u përplasën me ultras anglezë, me “violët” që akuzuan mbështetësit e West Ham për sherrin e ndodhur.

Luhet finalja e dytë europiane e sezonit, formacionet Fiorentina - West Ham

Fiorentina dhe West Ham luajnë sot përballë njëra-tjetrës ndeshjen finale të Ligës së Konferencës, në edicionin e dytë të këtij turneu.

Do të jetë një përballje interesante mes një klubi italian dhe një anglezi, që kërkojnë një vend në histori.

Trajneri Italiano i Fiorentinës ka përzgjedhur Joviç nga minuta e parë në vend të Kabral në majën e sulmit, duke shpresuar që të ketë bërë goditjen e duhur. Ndërsa nga ana tjetër, Mojes i beson si zakonisht Antonio të avancuar me mbështetjen e treshes Bouen-Pakueta-Benrahma.

Fiorentina (4-2-3-1): Terraçiano; Dodo, Milenkoviç, Ranieri, Biragi; Amrabat, Mandragora; Gonzalez, Bonaventura, Kouame; Joviç.
Trajner: V. Italiano

West Ham (4-2-3-1): Areola; Kufal, Zuma, Aguerd, Emerson; Rajs, Suçek; Bouen, Pakueta, Benrahma; Antonio.
Trajner: D. Mojes.

Spektakli madhështor që zhvillohet në “Fortuna Arena” para nisjes së sfidës

Spektakli madhështor që zhvillohet në “Fortuna Arena” para nisjes së sfidës!

Për të festuar vitin e dytë të UEFA Europa Conference League, në finalen Fiorentina-West Ham pritet të zhvillohet një ceremoni hapëse e pabesueshme në “Fortuna Arena” me një shfaqje të paharrueshme.

Përpara nisjes së finales do të ketë muzikë elektrizuese, ndërsa kasti i UEFA Conference League do të krijojë një performancë të jashtëzakonshme që çon në pritjen e ekipeve finalist.

Finalja mes Fiorentinës dhe West Ham nis në orën 21:00 dhe për publikun shqiptarë.

Finalja e Conference League, Fiorentina apo West Ham?

Në Pragë zhvillohet Finalja e Conference League, mes skuadrës italiane Fiorentinës dhe asaj angleze West Ham/
Cila do të fitojë trofeun?

Atmosfera është e zjarrtë në Pragë të Republikës së Çekisë.  

Fiorentina - West Ham

Fiorentina: Terracciano, Dodo, Milenkoviq, Ranieri, Biraghi  Amrabat, Mandragora, Bonaventura, Gonzalez, Joviq dhe Kouame.

West Ham: Areola, Coufal, Zouma, Aguerd, Emerson, Soucek, Rice, Lucas Paqueta, Bowen, Antonio dhe Benrahma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat