Dardanët U15 pësojnë humbje nga Bullgaria me gol të minutës së fundit 

Futboll

Dardanët U15 pësojnë humbje nga Bullgaria me gol të minutës së fundit 

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 19:14
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës deri në moshën 15-vjeçare ka pësuar humbjen edhe në miqësoren e dytë përballë bashkëmoshatarëve të tyre nga Bullgaria, me rezultat 2:1, që u zhvillua në bazën e kombëtares bullgare “Boyana”.

Për dallim nga ndeshja e parë, kësaj radhe të përzgjedhurit e Ilir Nallbanit patën paraqitje shumë më të mirë.

Madje, ata e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë duke kaluar në epërsi qysh në sekondën e 11-të, kur Elvan Sokoli realizoi një supergol nga distanca prej 25 metrash.

Këtë epërsi Dardanët e rinj arritën ta menaxhojnë deri në minutën e 49-të, kur bullgarët përfituan nga një pakujdesi e mbrojtjes dhe barazuan shifrat përmes Radoslav Karamanov.

Dhe kur pritej që miqësorja e dytë do të mbyllej baras, vendasit arritën që në minutën e 90-të përmes një gjuajtje të fortë nga distanca nga Venislav Mihailov, të gjejnë golin e fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat