Andone para sfidës Kosovë - Rumani: Kemi një epërsi ndaj Kosovës

Futboll

Andone para sfidës Kosovë - Rumani: Kemi një epërsi ndaj Kosovës

Nga: K. Goca Më: 10 qershor 2023 Në ora: 19:59
Ioan Andone

Kombëtarja e Rumanisë ka probleme para ndeshjeve më të rëndësishme në grup. 

Futbollistët Vlad Chiricheş, Razvan Marin e Ionuț Radu janë të lënduar dhe nuk janë ftuar fare në kombëtare.

Ioan Andone, ish futbollisti i Dinamon së Bukureshtit dhe CFR Cluj, ka analizuar dy ndeshjet dhe i jep një këshillë selekori rumun Edi Iordanescu.

Ai mendon se duhet të bëjë më shumë presion mbi lojtarët para këtyre dy ndeshjeve, të cilat mund të sjellin një avancim të rëndësishëm për "trengjyrëshin".

“Ne luajmë me Kosovën dhe Zvicrën. Tani kemi një epërsi ndaj Kosovës që kanë vetëm dy pikë.

Do të përfitonim edhe nga një barazim. Nëse fitojmë do të jetë e mahnitshme dhe ju pothuajse e eliminuat atë.

Zvicra është numri 1 në këtë grup.

Mendoj se ka ardhur koha që Edi, por edhe ata të Federatës, të bëjnë pak presion te lojtarët”, ka thënë mes të tjera Ioan Andone për mediumin rumun “AS.ro”.

Përballja mes Kosovës dhe Rumanisë do të luhet me 16 qershor (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat