Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 36-të në Serinë A.
Sasuolo ka humbur në transfertën me Xhenoan, teksa mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka qenë i pafat.
Në minutën e 63-të ai shënoi një autogol duke i dhuruar fitoren skuadrës kundërshtare.
Ndërkohë Nedim Bajrami u aktivizua në minutën e 68-të të sfidës.
Torino ka fituar 2-1 në transfertën me Veronën.