Ronaldo në festë me shokë
Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Portugezët shënuan fitore me penallti me rezultat 3:0 ndaj Sllovenisë.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0), po me të njëjtin rezultat edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Portugalia do të takohet me Francën në çerekfinale.
Portugalia – Sllovenia 0:0 - 3:0 me penallti
Stadiumi "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.
Shikues: 47.000.
Gjyqtar: D. Orsato.
Kartona të verdhë Karnicnik, Drkushiq, Celar, Gorenc Stankoviq, Balkovec.:
Portugalia: Diogo Costa, Joao Cancelo (Semedo 117'), Ruben Dias, Pepe (Neves 117'), Nuno Mendes, Joao Palhinha, Bruno Fernandes, Vitinha (Diogo Jota 65'), Bernardo Silva, Rafael Leao (Conceicao 76') dhe Cristiano Ronaldo.
Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Balkovec, Gnezda Cerin, Elsnik, Stojanoviq (Verbiç 87'), Mlakar (Gorenc Stankoviq 74'), Sporar (Celar 74') dhe Sheshko.
Në minutën e 55-të, Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, ka dërguar goditje të fuqishme por qendrore dhe portieri Oblak e grushtoi.
Në minutën e 61-të, Sheshko i Sllovenisë doli në pozitë ideale por goditja e tij e plogësht shkoi jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën e 89-të, Ronaldo lëshoi një rast të mirë, goditja e tij u ndal nga portieri Oblak.
Zëvendësuesi Diogo Jota në minutën e 103-të u pengua në 16-sh, gjyqtari Orsato ka referuar penallti.
Sllovenët protestojnë por gjyqtari nuk e ka ndërruar mendjen.
Në minutën e 105-të, Ronaldo dështoj nga penalltia, gjuajtjen e tij në këndin e majtë e ka pritur portieri Oblak.
Në minutën e 108-të, Palhinha godit me kokë nga 13-14 metra por Oblak e dëboi në korne.
Në minutën e 115-të, Pepe bëri gabim trashanik duke ia rrëmbyer topin Sheshko e kur pritej gol, goditja e tij ndalet nga këmba e portierit Costa.
Nga penalltitë, për Slloveninë dështuan Iliçiç (Costa e ka pritur), Balkovec (Costa e ka pritur), Verbiç (Costa e ka pritur), ndërsa për Portugalinë shënuan Ronaldo, Fernandes, Bernardo Silva.