Skuadra shqiptare përforcohet me një lojtar nga Afganistani

Futboll

Skuadra shqiptare përforcohet me një lojtar nga Afganistani

Nga: K.G. Më: 3 gusht 2024 Në ora: 14:55
Habibullah Askar

Habibullah Askar (28 vjeç) është përforcimi i radhës në radhët e skuadrës shqiptare Voska Sport nga Ohri. 

Bëhet fjalë për një afgan i cili ka edhe pasaportë suedeze, luan në vijën e mbrojtjes dhe deri më tani në karrierën e tij ka performuar për klube nga Suedia.

Sipas “Transfermarkt”, ai tashmë është anëtar i Voskës, ndaj në çdo moment pritet promovimi i tij.

Askari ka luajtur katër ndeshje për kombëtaren e tij.

Një emër i ri në Voska së shpejti do të jetë edhe lojtari nga Kameruni, Gabriel Yapi Tenlep (21 vjeç), i cili luan në mesfushë. Klubi i tij i fundit ishte Beckham United nga Gana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat