Batatina lë Zvicrën për Llap

Futboll

Batatina lë Zvicrën për Llap

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 14:50
Arlind Batatina e Mentor Zhdrella

Futbollisti i talentuar, Arlind Batatina, ka lënë Zvicrën për Llapin e Podujevës.

Nënkampioni i Kosovës ka konfirmuar përforcimin me talentin 18-vjeçar.

“Klubi Futbollistik Llapi njofton se pjesë e Llapit për edicionin 2024/25 do të jetë edhe sulmuesi i ri, Arlind Batatina.

18-vjeçari rikthehet në Kosovë për t'i mbrojtur ngjyrat bardhekaltër, pasi paraprakisht hapat e parë në futboll i ka marrë në Zvicër, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit FC Köniz dhe ishte golashënuesi më i mirë i ekipit në ekipin U-19.

Sulmuesi i qendrës është bashkuar me ekipin në përgatitje nga fillimi i edicionit dhe do ketë të drejtë të paraqitet edhe për ekipin U-21, që të ketë minuta dhe të kontriboj për ekipin drejt arritjes së objektivave”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat