Gasperini: Edhe dy sezone me Atalantën, prisja një kontratë më të gjatë

Futboll

Gasperini: Edhe dy sezone me Atalantën, prisja një kontratë më të gjatë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 12:08
Gasperini

Intervistë e gjatë e dhënë për “L’Eco di Bergamo” nga trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini.

Gjatë rinovimit të kontratës, trajneri bergamask foli edhe për prapaskenat e negociatave: “Për shkak të dëshirës së pronarëve, projekti nuk mund të zgjatej më shumë se dy vite.

Ndoshta është një zgjedhje e lidhur me zakonet e aksionerëve amerikanë, në rregull. Prioritet për mua ishte pjesa teknike dhe mendoj se kam qenë shumë i qartë për këtë në fund të kampionatit të kaluar. Kërkoj që kjo të respektohet”.

Sërish për kontratën e tij: “Kam një marrëveshje me drejtorin ekzekutiv dhe me presidentin, zgjatje për dy sezone. Marrëveshjet që kam bërë me ta janë respektuar gjithmonë. Mund të zyrtarizohej para fillimit të kampionatit, por kjo nuk ka qenë kurrë problem, ashtu siç nuk kanë qenë asnjëherë paratë. Faktikisht është rifillim i projektit, por gjithsesi jam i lumtur. Pas këtyre të papriturave shumë të vështira (dëmtimeve dhe kërkesave për t’u larguar), duhet durim nga ana ime”.

Ngjarjet e paparashikuara janë dëmtimet që i kanë ndodhur Scamacca dhe Scalvini, por edhe vendimi i Koopmeiners për të mos u stërvitur, sepse do të kalojë medoemos te Juventusi:

“Situata me të shkoi shumë mirë deri javën e kaluar, më pas lojtari vendosi të shkojë te Juventusi. Ai tashmë ka një marrëveshje me bardhezinjtë, ndihet i stresuar dhe ka vendosur të mos luajë apo të stërvitet më me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat