Batuta me shprehjen që nxorri argjentinasin nga vetja në Botëror

Futboll

Batuta me shprehjen që nxorri argjentinasin nga vetja në Botëror

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 00:56
Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Xhorxhina Rodrigez, janë shfaqur në një sesion me pyetje përgjigje në kanalin zyrtar të portugezit në “Youtube”.

Ka tërhequr vëmendje të madhe një moment i veçantë. Ronaldo ka imituar për një çast rivalin e tij më të madh sportiv, Lionel Messin.

Pas një batute të 5 herë fituesit të Topit të Artë, Xhorxhina i është drejtuar ish-lojtarit të Real Madridit me fjalën “bobo”, e cila është një shprehje argjentinase që në shqip do të thotë “budalla”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ronaldos, i cili duke qeshur është shprehur: “Che miras bobo (Çfarë ke që shikon budalla)”.

Një frazë e cila u përdor nga Lionel Mesi në Botërorin e fundit kundrejt Verghorstit, që mori një jehonë të madhe mediatike. Nuk dihet se si argjentinasi do ta presë këtë imitim nga Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat