Mediat serbe janë aq të gërditshme me shkrime, aq të paskrupullta me shkrimet e tyre, aq shumë janë bë monotone edhe për vetë popullin serb në Serbi, duke trilluar lloj – lloj skenari në lidhje me shtetin e Kosovës.
Mendësia serbe po vazhdon me propagandën e saj kundër shtetit të Kosovës.
Pamfleti serb po kënaqet me fitoren e Rumanisë dhe madje ka numëruar një pakicë shtete që nuk e njohin Kosovën!
“Së bashku me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, Rumania ka treguar shtyllën kurrizore mes anëtarëve të Bashkimit Evropian.
Prandaj, nuk është për t'u habitur që futbollistët e kësaj kombëtareje janë pritur si armiq të vdekshëm në ndeshjen e Ligës së Kombeve në Prishtinë”, shkarravit pamfleti serb.
Duket se mediat serbe krejt përqendrimin e paskan pas edhe në lëvizjen më të vogël në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që të konsiderojnë si provokim e fyerje. Mediave serbe edhe mikpritja iu duket provokim.
Ky soji i mediave serbe, a e kanë parë se çfarë shkruan Federata Rumune, e cila e falënderon për mikpritje Kosovën.
Mediave serbe edhe mikpritja iu duket provokim e fyerje.
Një mrekulli u pa në stadium, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kjo i ka shqetësuar mediat serbe sepse e dijnë mirë se kjo ushtri çlirimtare e mbrojti popullin dhe e çliroi Kosovën nga okupatori serb.
Ky farë pamfleti serb e quan terroriste UÇK-n e lavdishme.
“Flamur i UÇK-së është varur pas pankinës së kombëtares, një lojtar është goditur me shishe, huliganët kanë dalë disa herë në fushë dhe kanë ndërprerë ndeshjen. A do të reagojë UEFA për këtë, vetëm koha do ta tregojë”, shkruan në mënyrë skandaloze pamfleti serb.