Pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arjanet Muriq nga grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Është deklaruar vetë portieri i kombëtares, Arjanet Muriq.
Ai tha për KK se vendimi i marrë nuk ishte aspak i drejtë dhe fjalët që po qarkullojnë nuk janë të vërteta.
“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Muriq.