Zvicra pa Granit Xhakën e 70 minuta me një lojtar më shumë, nuk ia del ndaj kampionit të Evropës

Futboll

Zvicra pa Granit Xhakën e 70 minuta me një lojtar më shumë, nuk ia del ndaj kampionit të Evropës

Nga: K. Goca Më: 8 shtator 2024 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Zvicra ka pas mungesë kapitenin Granit Xhakën, i cili mungoi për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen me Danimarkën. 

Zvicra nuk ia doli në Gjenevë në duel me kampionin në fuqi të Evropës, Spanjën, duke pësuar humbje me rezultat 4:1. 

Spanja luajti pa një lojtar nga minuta e 20-të, kur Le Normand u përjashtua me karton të kuq, por këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzuan djelmoshat e selektorit Murat Yakin. 

Spanja shënoi dy gola të shpejtë, Joselu në minutën e 4-të dhe Ruiz në atë të 13-tën. 

Futbollisti Amdouni ngushtoi rezultatin në 1:2 në minutën 41-të. 

Ruiz sërish shënoi dhe 1:3 në minutën e 77-të dhe pas tre minutave (80’) Torres realizoi 1:4.

Ndeshja ishte mjaft e mirë dhe u luajt nëpër shi.

Danimarka kryeson me 6 pikë në grupin 4 të Ligës A të Kombeve, pasojnë Spanja 4, Serbia 1 dhe Zvicra është në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat