Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Polonisë, në takimin e dytë të Grupit 1 të Ligës A të Kombeve.
Kroatët regjistrojnë fitoren e parë pas humbjes në start.
Veterani Luka Modriç shënoi në minutën e 52-të.
Kroacia renditet në vend të dytë me 3 pikë sa ka edhe Polonia në të tretin.