Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham beson se do të kthehet në kohë për ndeshjen kundër Real Sociedad në raundin e 5-të të La Ligës, raporton gazeta AS.
Ndeshja do të zhvillohet më 14 shtator në San Sebastian.
Sipas informacioneve, anglezi është duke u rikuperuar me sukses nga një dëmtim dhe nuk përjashtohet pjesëmarrja e tij në ndeshje.
Bellingham pësoi një dëmtim muskulor në këmbën e tij të djathtë gjatë stërvitjes muajin e kaluar dhe për këtë arsye ka humbur 3 ndeshjet e fundit të mbretërve.