Ilir Daja tashmë sicc dihet prej ditësh ka nisur aventurën e tij në krye të Dinamos. Timonieri kryeqytetas ka nisur përgatitjet me ekipin për duelin me Partizanin, sfidë që do të luhet ditën e enjte në “Arenën e Demave” në orën 19:00.
Pavarësisht kësaj, Daja ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga ana e klubit dinamovit. Por tashmë pritjes i ka ardhur fundit.
Ditën e nmesërme është vendosur që trajneri të prezantohet nga ana e drejtuesve. Gjithccka do të bëhet në një konference për shtyp, ku Daja do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ku do të tregojë arsyet që e bindën t’u bashkohet “Bluve”.
Gjithashtu përvecc kësaj do të flasë edhe për derbin me Partizanin, teksa do të debutojë pikërisht ndaj ish-ekipit të tij.