Kylian Mbappe raportohet se kishte rënë dakord të bashkohej me Liverpool-in dy vjet më parë. Francezi iu bashkua Real Madridit këtë verë, duke i dhënë fund shtatë viteve të tij në Paris, por më parë e gjeti veten në një udhëkryq me mundësinë për t’iu bashkuar Liverpoolit në vitin 2022.
Dukej sikur sulmuesi mund të shkojë diku tjetër me “Los Blancos” dhe Liverpoolin në mesin e skuadrave të interesuara. “Reds” dhe Mbappe kishin rënë dakord për kushtet personale për një kalim në “Anfield”, p[or PSG në fund e refuzoi ofertën e anglezëve që ofruan 168 milionë euro.
Parisienët po kërkonin dyfishin, sipas ‘L'Equipe’, dhe shpresat e Mbappes për një kalim në Liverpool morën fund. Lojtari përfundoi duke rënë dakord për një marrëveshje të re dyvjeçare me opsionin e një viti të tretë në maj 2022.
Kështu, fituesi i Kupës së Botës mbeti në “Parc des Princes”, duke fituar më shumë përkrahje në vend, por duke humbur Ligën e Kampionëve, përpara se të bashkohej me Realin.