Dani Carvajal, një nga gjashtë lojtarët e Realit të Madridit (shtatë së bashku me të tërhequrin Kros) në listën e kandidatëve për fitimin e “Topit të Artë”, ka folur për të ardhmen e tij në Madrid.I ftuar në një event publicitar,
32-vjeçari i pyetur se çfarë planifikon pas qershorit 2025 kur përfundon kontrata e tij me Realin, ka thënë: “Nëse të gjitha palët bien dakord, unë dua të rinovoj dhe zgjas karrierën time në Madrid, gjë që kam dashur gjithmonë dhe atë që dua tani”.
Mbrojtësi i kombëtares spanjolle (32 vjeç), një nga lojtarët kryesorë të Karlo Ançelotit dhe një pjesë thelbësore në sukseset e skuadrës së bardhë sezonin e kaluar, siguroi se Reali do të jetë klubi i tij i vetëm në Europë.
“Nuk do të doja të luaja në asnjë klub tjetër në Europë përveç Realit. Kjo është shenjë respekti nga ana ime për këtë klub”, deklaroi ai.
Karvahal, një produkt i akademisë së Realit, i cili sapo ka nisur sezonin e tij të dymbëdhjetë në ekipin e parë, me të cilin ka luajtur 421 ndeshje zyrtare (13 gola dhe 64 asistime), foli edhe për përshtatjen e treshe sulmuese të formuar nga Vinicius, Mbape dhe Rodrigo.
“Vini dhe Kilië tentojnë të luajnë më shumë majtas, ndërsa Rodrigo djathtas. Unë mendoj se është çështje kohe që të kuptojnë njëritjetrin, e rëndësishme është të gjejmë një ekuilibër dhe kjo do të vijë së shpejti”.
Sa për diferencën me Barcelonën, Karvahal nuk duket i shqetësuar.
“Janë luajtur vetëm katër ndeshje, kjo është një garë në distanca të gjata dhe tani kalendari po shtrëngohet, ndeshjet janë kërkuese dhe me siguri edhe Barcelona do të lërë disa pikë”.