Dramë në Romë, nuk ka fitues mes italianëve dhe belgëve

Futboll

Dramë në Romë, nuk ka fitues mes italianëve dhe belgëve

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2024 Në ora: 22:40
Belgjika

Italia ndahet baras (2:2) me Belgjikën, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës A të Kombeve. 

Ndeshje me kthesa në rezultat. 

Italia udhëhoqi me rezultat 2:0 por udhëtuesit barazuan (2:2). 

Për italianët gjithçka u komplikua nga minuta e 38-të kur Pellegrini u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Për Italianët shënuan Cambiaso (1'), Retegui (24') dhe për belgët De Cuyper (42') e Trossard (61').

Në Ligën A të kombeve, grupi 2, Italia kryeson me 7 pikë, pasojnë Franca me 6, Belgjika 4 dhe Izraeli është në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat