Kristjan Asllani më i miri për Shqipërinë, Hysaj lë pas Laçin, Muçin dhe Dakun

Futboll

Kristjan Asllani më i miri për Shqipërinë, Hysaj lë pas Laçin, Muçin dhe Dakun

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 12:01
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë nga Çekia, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, përfundoi 2-0 në favor të çekëve.

Një ndeshje tepër e dobët nga kuqezinjtë të cilët nuk ishin aspak në formën e treguar në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Loja e dobët e Shqipërisë shihet dhe tek notat e lojtarëve.

Më i miri sipas “SofaScore”, është Kristjan Asllani me notën 7.2, teksa pas tij me notën 7 vjen Ardian Ismajli. Elseid Hysaj është vlerësuar me notën 6.6, teksa pas tij janë Mirlind Daku (6.2) dhe Qazim Laçi (6.4) dhe Ernest Muçi (6.4).

NOTAT:

Thomas Strakosha – 6.6

Elseid Hysaj – 6.6

Ardian Ismajli – 7

Marash Kumbulla – 6.7

Mario Mitaj – 6.7

Qazim Laçi – 6.4

Ylber Ramadani – 6.9

Kristjan Asllani – 7.2

Nedim Bajrami – 6.7

Jasir Asani – 6.9

Mirlind Daku – 6.2

Arbër Hoxha – 6.6

Indrit Tuci – 6.7

Taulant Seferi – 6.7

Ernest Muçi – 6.4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat