Haaland refuzon ofertën e gjigantëve të Europës

Futboll

Haaland refuzon ofertën e gjigantëve të Europës

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 13:30
Haaland

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, thuhet se ka refuzuar Paris Saint-Germain për shkak të interesit të Barcelona-s dhe Real Madrid për të.

Norvegjezi është bërë një nga lojtarët më të mëdhenj në botën e futbollit pas transferimit të tij nga Borussia Dortmund te Manchester City për 60 milionë euro në vitin 2022.

Ai ndihmoi ekipin e Guardiola-s të realizojë triplete-n në sezonin e tij të parë në Angli duke thyer disa rekorde. Ai shënoi 101 gola dhe dha 14 asiste në 108 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me City-n.

Sipas El Nacional, PSG i ofroi Haaland një kontratë shumëmilionëshe, por që është refuzuar nga sulmuesi. Norvegjezi, në fakt, dëshiron një transferim në Spanjë.

Interesi i Barcelona-s dhe Real Madrid për yllin e City-t nuk është një sekret. Barça është në kërkim të një zëvendësuesi për Robert Leëandoëski-n, i cili është 36 vjeç.

Drejtuesi sportiv i katalanasve, Deco, e ka ndjekur me kujdes Haaland gjatë viteve dhe blerja e tij do të ishte një ëndërr për klubin.

Megjithatë, operacioni do të ishte i shtrenjtë. Kontrata e Haaland me Manchester City skadon në 2027-ën dhe, sipas Transfermarkt, vlera e tij është 200 milionë euro.

Real Madrid ka treguar gjithashtu interes për sulmuesin pavarësisht blerjes së Kylian Mbappe këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat