Alen Sherri merr lajmin e papritur para Kombëtares

Futboll

Alen Sherri merr lajmin e papritur para Kombëtares

Më: 15 mars 2025 Në ora: 13:58
Alen Sherri

Alen Sherri ka marrë një lajm të papritur në prag të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare.

Portieri i talentuar Velizar-Iliya Iliev ka rinovuar kontratën me ekipin A të Cagliarit, duke u larguar nga akademia.

Iliev ka rinovuar me ekipin e Serie A deri në vitin 2028.

Ky rinovim nuk është aspak një lajm i mirë për Alen Sherrin, i cili në rolin e portierit të dytë, tashmë do të ketë një rival më tepër.

Përsa i përket Iliev, portieri 19-vjeçar nga Bullgaria e ka nisur karrierën në vendlindje me Levskin. Ndërkohë që me Cagliarin ka luajtur me ekipin U17 dhe atë U19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat