Celina realizoi eurogol në Suedi

Futboll

Celina realizoi eurogol në Suedi

Më: 20 prill 2025 Në ora: 16:23
Pamje nga ndeshja

Skuadra e AIK-ut ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Osterit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në elitën e futbollit suedez.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina.

Celina realizoi një eurogol me volej në minutën e 80’të.

28-vjeçari e ka nisur mrekullisht sezonin e ri, duke shënuar dy gola dhe një asist në katër ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat