Emanuela Rusta dhe tre arbitre të tjera shqiptare vendosin drejtësi në UEFA Women’s Europa Cup

Futboll

Emanuela Rusta dhe tre arbitre të tjera shqiptare vendosin drejtësi në UEFA Women’s Europa Cup

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 16:16
Gjyqtaret

Ndeshja mes BK Häcken FF-GKS Katowice, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup, do të gjykohet nga një trupë arbitresh shqiptare.

Emanuela Rusta është gjyqtarja kryesore e takimit, ndërsa Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga do të jenë asistentet e saj. Kejsi Tafili është caktuar si arbitre e katërt.

Ndeshja do të luhet më 7 tetor në stadiumin “Hisingen Arena” në Suedi. Rusta dhe ekipi i saj i arbitrimit kanë qenë të angazhuara edhe më herët në ndeshje të rëndësishme europiane, por kjo shënon herën e parë që ato drejtojnë një sfidë në kompeticionin më të ri të UEFA-s për vajza.

Një arritje historike dhe një tjetër hap përpara dhe për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat