Shpendi përballet me vendimin e papritur të trajnerit

Futboll

Shpendi përballet me vendimin e papritur të trajnerit

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 17:54
Shpendi

Stiven Shpendi ishte protagonist sot në ndeshjen që Empoli luajti në transfertën e Sudtirol.

Sulmuesi shënoi golin e barazimit për Empolin në minutën e 60-të të pjesës së dytë.

Në pjesën e parë vendësit e Sudtirol kishin gjetur avantazhin, me autor Pekorinon.

Në të dytën, duke qenë edhe në superioritet numerik, Shpendi me skuadrën e tij patën më tepër raste.

22-vjeçari e kishte golin e tretë për këtë sezon. Trajneri i Empolit, Nacareno Tarantino, mori vendimin e papritur vetëm pesë minuta pas golit të shënur. Shpendi la fushën e lojës për t’i bërë vend Pelegrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat