Kosova në mesin e shteteve të mëdha

Futboll

Kosova në mesin e shteteve të mëdha

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 10:13
Renditja

Kombëtarja e Kosovës është e dhjeta me performancë pozitive gjatë vitit 2025.

Faqja e njohur “Transfermarkt” ka publikuar një foto, ku shihen 10 shtete anembanë botës me paraqitjet pozitive që i kanë pasur gjatë vitit 2025, në më shumë se pesë ndeshje.

Në këtë listë figuron edhe emri i Kosovës, që ka fituar 2.5 pikë për ndeshje në gjashtë takimet e vitit 2025.

Kosova është në pozitën e dhjetë, kurse në këtë listë janë kombëtaret e mëdha, si: Anglia, Norvegjia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Australia etj.

Kujtojmë se sot, Kosova luan ndaj Sllovenisë, ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat