FSHF publikon pamje nga stadiumi ku sonte Shqipëria ndeshet me Serbinë

Futboll

FSHF publikon pamje nga stadiumi ku sonte Shqipëria ndeshet me Serbinë

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 18:35
Stadiumi

FSHF publikon pamje nga stadiumi ku sonte Shqipëria ndeshet me Serbinë, valëvitet flamuri kombëtar

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar fotografi nga stadiumi i Leskovcit, aty ku pas disa orësh, Shqipëria do të ndeshet me Serbinë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Flamuri i Shqipërisë valon në stadiumin e Duboçiçës, teksa pati edhe fotografi nga stoli i Shqipërisë dhe brenda dhomave të zhveshjes.

Shqipëria përballet me Serbinë me fillim nga ora 20:45 dhe fitorja sonte do ta afronte jashtëzakonisht shumë me vendin e dytë që dërgon në play-off për kualifikim historik në Kupën e Botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat