Shqipëria me zemër të madhe,
Shqipëria me zemër të madhe, shënuan fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Serbisë, në ndeshjen e Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror!
Futbollistët shqiptarë luftuan si burrat duke lartësuar kombin shqiptar!
Rei Manaj – heroi i ndeshjes! Manaj me shokë janë heronjtë të fitores së madhe në midis Leskovcit.
Serbia – Shqipëria 0:1
Stadiumi në Leskovc.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: I. Kovacs (Rumania).
Shënues: Manaj (45+1).
Kartona të verdhë: Velkoviq, Joviq - Shehu, Manaj, Miraj.
Serbia: Petroviq, Millosavleviq, Velkoviq, Pavlloviq, Maksimoviq (Zukiq 75'), Stankoviq (Iliq 84'), Zhivkoviq (S. Mitroviq 64'), Kostiq, Samarxhiq (Kostov 75'), Vllahoviq dhe Mitroviq.A. (Joviq 64') Selektor: Dragan Stojkoviq.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Laçi (Bajrami 78'), Shehu, Broja (Hoxha 64'), Uzuni (90+3') dhe Manaj (Daku 79'). Selektor: Silvinjo.
Manaj vulosi fatin e ndeshjes në fund të pjesës së parë, ku hodhi në nokaut serbët!
Shqipëria përforcon vendin e dytë me 11 pikë duke lënë Serbinë në të tretin me 7 sosh.
Në minutën e 17-të, filluan provokimet në tribuna nga serbët, duke brohoritur Serbia – Kosova, Serbia, Kosova...
Në minutën e 30-të, fat i madh për Shqipërinë, Vllahoviq nga afërsia goditi për fat të mirë topi shkoi në shtyllën e dytë përkatësisht jashtë shtyllës së majtës.
Në minutën e 44-të sërish provokime nga tribunat, tifozët serbët duke brohoritur turpshëm: Serbia – Kosova, Serbia – Kosova, Serbia – Kosova. Këtë provokim më së miri e ndëshkoi Rei Manaj në minutën e 45+1 duke e shtangur Leskovcin dhe tërë Serbinë.
Rei Manaj ka dërguar goditje si raketë nga 13-14 metra në këndin e majtë, 0:1.
Manaj shënoi pas asistimit të Arlind Ajetit që sonte ka dhuruar super lojë.
Manaj festoi me shqiponjën dykrenare.
Në pjesën e dytë djelmoshat tanë treguan zemër të madhe.
90’+4’ Bajrami niset i vetëm drejt portës, por gabon duke gjuajtur në trup portierit.
Serbia kapitullon! Dragan Stojkoviq as në tokë e as në qiell!
Shqiptarët kremtojnë në Leskovc e kudo këtë fitore madhështore.