Barcelona me gjithë mungesat si Pedri, Rafinha e Garsia, ngadhënjeu me rezultat 4:2 ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e javës së 12-të të Kampionatin të Spanjës në futboll.
Celta përkundër se ishte vendase, u përpoq maksimalisht, por dot që të ndalin sulmin si “uragan” të rivalit.
Sulmuesi polak, Robet Lewandowski, shënoi het-trik në fitoren e katalunasve.

Pamje nga ndeshja
Për Barcelona shënuan Lewandowski (10' - nga penalltia, 37' e 74'), Lamine Yamal (45+4').
Lewandowski ka shënuar 7 gola deri me tash, ka 6 më pak se Mbappe që i prin listës së shënuesve.
Rashford asistoi në golin e dytë dhe të katërt.
Për Celta Vigon realizojnë Carreira (11') e Igleias (43').
Real Madridi kryeson me 31 pikë, duke lënë pas Barcelonën me 28, Villarealin 26, Atletico Madridin 25 dhe Celta është në vend të 13-të me 13 pikë.