Juventusi nuk ndalet të Zhegrova

Futboll

Juventusi nuk ndalet të Zhegrova

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 18:45
Edon Zhegrova

Klubi i njohur italian, Juventus, sërish ka paraqitur në rrjetin e tyre Instagram “magjinë” e Edon Zhegrovës.

Se ai ka fituar zemrat e tifozëve italian nuk vihet në dyshim, pasi Zhegrova përsëri ka pushtuar faqen e parë të Juventusit duke shfaqur disa nga momentet e tij gjatë stërvitjes.

Mirëpo, përveç tifozëve të klubit, ai ende nuk ka arritur të fitojë “zemrën” e trajnerit Spalletti, i cili nuk e ka aktivizuar mjaftueshëm sulmuesi.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, Zhegrova ka luajtur vetëm 45 minuta në total, duke lënë në dyshim zgjedhjet e trajnerit si dhe gjendjen fizike të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat