Fitore e madhe e kuqezinjve
Shqipëria me zemër të madhe ka siguruar play-off-in, për të luftuar për një vend në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin e ardhshëm.
Shqiptarët shënuan fitore me rezultat 1:0 në tokën e Andorrës.
Fitorja e Shqipërisë ndaj Andorrës e hodhi në nokaut Serbinë
Anglia nuk e fali Serbinë duke e mundur me rezultat 2:0 falë golave të futbollistëve Saka në minutën e 28-të e Eze (90’).
Andorra - Shqipëria 0:1
Stadiumi në Encamp.
Shikues: 2100.
Gjyqtar: H. Fesnic (Rumania).
Kartona të verdhë: Izquierdo, Rodrigo Tapia, Lopez - Ajeti, Bajrami.
Shënues; Asllani (67').
Andorra: Ruiz, Borra, Llovera, Oliveira, San Nicolas (Remolins 86'), Rodrigo Tapi, Babot (Ferreira Silva 85'), Izquierdo (Teixeira 69'), Cervos, Rosas (Cucu 69'), Lopez (Moreno 86').
Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi (Bajrami (60'), Asllani, Hoxha, Broja (Uzuni 60'), Manaj (Tuci 77').
Në minutën e 45+1 Berat Gjimshiti i pafat, nga afërsia me kokë goditi traversën e Andorrës.
Pas një loje më të rrjedhshëm të shqiptarëve bie edhe goli në minutën e 57-të.
Zëvendësuesi Myrto Uzuni për mrekulli asistoi për Kristjan Asllani, i cili si uragan, me mjeshtrin e tij, tundi portën e rivalit, 0:1.
Shqipëria ka siguruar vendin e dytë me 14 pikë në Grupin K dhe lë pas vetes Serbinë me 10 sosh. Andorra e mbyllë fundin e grupit me 2 pikë të fituara për shtatë ndeshje.