Italia tronditet, Norvegjia feston në Milano

Futboll

Italia tronditet, Norvegjia feston në Milano

Nga: K.G. Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 22:39
Erling Haaland

Norvegjia është kualifikuar në Kampionatin Botëror në futboll.

Italia do të kërkojë rrugën për në Botëror përmes Play-off-it.

Norvegjia ngadhënjeu me përmbysje në “San Siro”, me rezultat 4:1 ndaj Italisë.

Italia avancoi me rezultat 1:0 në minutën e 11-të duke iu falënderuar golit të futbollistit Esposito).

Në pjesën e dytë Erling Haaland me shokë përmbysën gjithçka.

Për Norvegjinë shënuan Nusa (63'), Haaland (78' e 80") e Larsen (90+3').

Norvegjia me seri fantastike, tetë ndeshje tetë fitore, duke përfunduar në vend të parë në Grupin I me 24 pikë e Italia mbetet në pozitën e dytë me 18 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat