Amir Rrahmani zgjidhet mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A

Futboll

Amir Rrahmani zgjidhet mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 07:45
Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani është zgjedhur mbrojtësi më i mirë në Serie A, për sezonin e kaluar.

Rrahmani e fitoi këtë çmim në “Gran Gala del Calcio”, e cila organizohet nga Shoqata e Futbollistëve Italianë (AIC).

Pos çmimit si mbrojtësi më i mirë, Rrahmani ishte pjesë e Ekipit të Vitit në Serie A për sezonin e kaluar.

Në edicionin 2024/25, Napoli me Amir Rrahmanin fituan “Scudetton” për hetë të katërt në histori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat