Te Barcelona i bën gati fanellën dhe vendin në formacion

Futboll

Te Barcelona i bën gati fanellën dhe vendin në formacion

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 20:13
Barcelona - Real

Asgjë të re nga “telenovela” Vinicius Junior-Real Madrid. Braziliani dhe drejtuesit e klubit madrilen nuk kanë arritur ende marrëveshjen për një rinovim të mundshëm të kontratës, duke shtuar gjithmonë e më shumë mundësitë për një largim të mundshëm të sulmuesit gjatë merkatos së ardhshme verore.

Ndërkohë, mediet spanjollë zbulojnë se Real Madrid ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Vinicius Junior, në rast largimi të brazilianit dhe është pikërisht Nico Williams.

Anësori spanjoll ishte shumë pranë transferimit te Barcelona gjatë verës së kaluar dhe kur të gjithë prisnin zyrtarizimin te katalanasit, ai zgjodhi të rinovonte me Athletic Bilbao.

Por, e ardhmja e 22-vjeçarit mund të ndryshojë këtë verë. Real Madrid është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të Nico Williams që është 100 milionë euro. Sulmuesi anësor është gati të bëjë hapin e madh në karrierë dhe Madridi mund të jetë destinacioni i tij i ri nga vera e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat