Torres shënon het-trik, Barcelona në stilin e liderit në Sevilla

Futboll

Torres shënon het-trik, Barcelona në stilin e liderit në Sevilla

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 20:32
Pamje nga ndeshja

Barcelona si furtunë për ekipin e Betisit në Sevilla, duke fituar me rezultat 5:3.

Futbollisti Ferran Torres e kishte mbrëmjen e tij, për 40 minuta shënoi het-trik.

Tre pikë të mëdha për Barcelonën, e cila e përforcon edhe më shumë vendin e parë me 40 pikë, ka 4 më shumë se Reali në vend të dytë (një ndeshje më (pak).

Për Barcelonën shënuan Torres (11', 13' e 40’), Bardghji (31'), Yamal (59’) dhe për Betisin Antony (6'), Llorente (85’) e Cucho Hernandez (90’ – nga penalltia).

Betisi renditet në vend të pestë me 24 pikë të mbledhura pas javës së 16-të në kampionatin spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat