Interi kokulur ndaj Liverpoolit! Barcelona fiton e Atalanta e Gjimshitit trondit Chelsean

Futboll

Interi kokulur ndaj Liverpoolit! Barcelona fiton e Atalanta e Gjimshitit trondit Chelsean

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 dhjetor 2025 Në ora: 20:48 Përditësuar në ora: 22:57 më 09.12.2025
Pamje nga ndeshja Inter - Liverpool

Tottenham triumfon me rezultat të thellë

Interi del kokulur në “San Siro” në përballje me Liverpoolin.

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të madhe (0:1) ndaj Interit, në ndeshjen kryesore të mbrëmjes së sotme në kuadër të xhiros së gjashtë të Champions League në futboll.

Ndeshjet 

Atalanta - Chelsea 2:1 (0:1)
Barcelona – Eintracht 2:1 (0:1)
Interi – Liverpooli 0:1 (0:0)
Monaco – Galatasaray 1:0 (0:0)
PSV – Atletico 2:3 (1:1)
Royale Union SG – Marseille 2:3 (1:2)
Tottenham – Slavia 3:0 (1:0)
Bayerni - Sportingu 3:1 (0:0)

Liverpooli u paraqit pa Muhamed Salah i cili u la jashtë për shkak të deklaratës së tij kundër trajnerit.

Në minutën e 88-të, Interi tronditet ku Dominik Szoboszlai shënoi nga penalltia për fitoren e skuadrës angleze.

Arsenali kryeson me 15 pikë, pasojnë Bayerni 15, Atalanta 13, PSG 12, Interi 12, Real Madridi 12, Atletico Madridi 12, Liverpooli 12, Tottenhami 11 pikë etj.

Barcelona ndali tre pikë në duel me Eintracht Frankfurtin, duke triumfuar me rezultat 2:1.

Katalunasit shënuan fitore me përmbysje.

Për skuadrën gjermane realizoi Ansgar Knauff (21') dhe për Barcelonën Jules Kounde (50' e 53’).

Atletico Madridi kthehet me tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 3:2 ekipin holandez, PSV.

Për vendasit shënoi Guus Til (10’), Ricardo Pepi (85') dhe për Atleticon Julian Alvarez (37'), David Hancko (52'), Alexander Sorloth (56’).

Futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit standard për Atalantën në fitoren e madhe me rezultat 2:1 ndaj Chelseat.

Gianluca Scamacca (55'), Charles De Ketelaere (83’) shënuan për skuadrën nga Bergamo dhe Joao Pedro (26’) për Tottenhamin.

Tottenhami ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Slavia-s së Pragës.

Golat i realizuan Zima (26' - autogol), Kudus (50'), (79’ – nga penalltia).

Chelsea befasohet në Bergamo

(E plotësuar)  - Minuta e fundit.

88' Liverpooli trondit Interin, Dominik Szoboszlai shwnon nga penalltia.

85' Ricardo Pepi ngushton rezultatin e Atleticos.

83' Charles De Ketelaere realizon për Atalantën, 2:1.

80’ Tottenhami avancon me 3:0, golat i realizuan Zima (26' - autogol), Kudus (50'), (79’ – nga penalltia).

Ndeshjet 

Atalanta - Chelsea 2:1 (0:1)
Barcelona – Eintracht 2:1 (0:1)
Interi – Liverpooli 0:1 (0:0)
Monaco – Galatasaray 1:0 (0:0)
PSV – Atletico 2:3 (1:1)
Royale Union SG – Marseille 2:3 (1:2)
Tottenham – Slavia 3:0 (1:0)
Bayerni - Sportingu 3:1 (0:0)

75' Shumë gola, rivalitet në secilën ndeshje.

68' Atletico po shkon drejt fitores.

66' Shumë gola në pjesën e dytë.

60' Ndeshje të forta.

56' Atletico po feston, Alexander Sorloth shënon për 1:3.

55' Gianluca Scamacca realizon për Atalantën.

53' Jules Kounde sërish shënon, 2:1 për Barcelonën.

52' David Hancko  shënon për Atleticon.

50' Jules Kounde shënon për Barcelonën.

47' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

45'' Minuta e fundit e pjesës së parë.

37'  Julian Alvarez shënon për Atleticon, 1:1.

29' Ndeshje të nira.

26' Joao Pedro, autor i golit te Chelseat.

21' Ansgar Knauff realizon, shtang katalunasit.

20' Eintracht po i reziston Barcelonës deri me tash.

Kairat - Olympiacos 0:1 (0:0)

20' Pa gola në Milano pa gola në Barcelonë.

16’ Barcelona e do me ngulm epërsinë.

13’ Nuk ka gola në përballje Inter – Liverpool

10’ PSV është në epërsi ndaj Atletico Madridit. Skuadra e Simeones e ka nisur keq ndaj ekipit nga Holanda. Autor i golit është Guus Til.

6’ Pritet lojë të forta në secilën përballje.

2' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

Sonte zhvillohet një nga superndeshjet e sotme të Champions League.

Nënkampioni i Evropës, do të jetë nikoqir i kampionit të Anglisë, Liverpool në një ndeshje që do të dhurojë spektakël.

Bayerni nuk lejon befasi, fiton me përmbysje ndaj Sportingut

Skuadra e Bayern Munihu nuk ka lejuar befasi në stadiumin "Allianz - Arena" në Munih, duke shënuar fitore me përmbysje me rezultat 3:1 ndaj Sportingut, në ndeshjen e xhiros së 6-të të Champions League.

Skuadra nga Lisbona avancoi e para, por nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv.

Për Bayernin shënuan futbollistët Gnabry (65'), Karl (69') e Tah (77') dhe për Sportingun Kimmich (54'-autogol).

Bayerni ka shënuar fitoren e pestë nga 6 ndeshje. Bavarezët kanë pësuar vetëm një humbje dhe tani për tani mbajnë vendin e dytë me 15 pikë. 

Sporting është në vend të nëntë me 10 pikë.

Inter – Liverpool, formacionet zyrtare

Interi pret Liverpool-in në “San Siro” në orën 21:00 për javën e gjashtë të Fazës së Kampionatit në Champions League, me të dyja skuadrat që zbresin në fushë me disa zgjedhje befasuese.

Tek zikaltrit, surpriza më e madhe është aktivizimi i Manuel Akanji-t nga minuta e parë.

Mbrojtësi zviceran jo vetëm që është rikuperuar për ndeshjen, por merr direkt një vend titullari në qendër të prapavijës përkrah Acerbit dhe Bastonit. Në krahun e djathtë fiton balotazhin braziliani Luis Henrique, i cili shpërblehet për paraqitjen e mirë ndaj Como-s, ku dha edhe një asist.

Mkhitaryan rikthehet në mesfushë, ndërsa në sulm qëndron e pandryshuar dyshja ‘ThuLa’ - Thuram dhe Lautaro Martínez – të dy rikthyer te goli fundjavën e kaluar në Serie A.

Edhe te Liverpooli ka zgjedhje të rëndësishme nga Arne Slot.

Me mungesat e konfirmuara të emrave si Salah e Chiesa, trajneri holandez vendos të surprizojë duke aktivizuar Jones në krah të sulmit, duke lënë jashtë Florian Wirtz, i cili pritej titullar.

Frmacionet zyrtare të Barcelona - Eintracht Frankfurt!

Frmacionet zyrtare të Barcelona - Eintracht Frankfurt!

Ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Eintraht Frankfurt, shënon kthimin e Ligës së Kampioneve për herë të parë që nga viti 2022 në stadiumin “Camp Nou”.

Pra, katalanasit nuk luanin dot për shkak të punimeve për rikonstruksionin e tij.

Ndaj sot Barcelona kërkon të bëjë festë në shtëpinë e vet, por edhe të gjejë rrugën e duhur në Ligën e Kampioneve ku gabimet radhazi e kanë lënë për momentin shumë larg skuadrave që synojnë tetëshen e parë.

Berat Gjimshiti “sfidon” yjet e Chelseat

Janë publikuar formacionet e ndeshjeve të së martës në Champions League, java e 6-të. Kryendeshja luhet në “San Siro”, Interi pret Liverpoolin. Një tjetër humbje për “Reds”, me shumë gjasa do pasojë shkarkimin e trajnerit Arne Slot.

Trajneri i zikaltërve Cristian Chivu i ka besuar që nga fillimi në fazën ofensive dyshes Thuram-Martinez, ndërsa anglezët luajnë “all-in” me “tridhëmbëshin” Ekitike-Isak-Jones.

Atalanta e Berat Gjimshiti pret në Bergamo Chelsea. Kapiteni i Kombëtares do jetë në fushë nga minuta e parë, me “misionin” për të ndalur yjet e “Bluve”.

Barcelona pret Frankfurtin në shtëpi, teksa Flick i beson nga minuta e parë Raphinha-Lewandowski-Yamal.

Ndeshje të tjera në orën 21:00 janë edhe Monaco – Galatasaray, PSV – Atletico Madrid, Royale Union – Marseille dhe Tottenham – Slavia Prague.

Interi – Liverpooli, sfida më e nxehtë

Sonte zhvillohet një nga superndeshjet e sotme të Champions League.

Nënkampioni i Evropës, do të jetë nikoqir i kampionit të Anglisë, Liverpool në një ndeshje që do të dhurojë spektakël.

Mungesa e madhe për “Reds”, është padyshim ajo e Mohamed Salah.

Ai u la jashtë listës si shkak i deklaratave të tij pas ndeshjes me Leeds United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat