Kosova U17 në grup shumë të fortë në kualifikimet për Evropianin 2026

Futboll

Kosova U17 në grup shumë të fortë në kualifikimet për Evropianin 2026

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Në selinë e UEFA-s në Nion, sot, është hedhur shorti për raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026 për vajzat U17.

Kombëtarja e Kosovës është përfshirë në Grupin 6 të Ligës A, ku do të ketë përballje shumë sfiduese, pasi në të njëjtin grup gjenden Spanja, Portugalia dhe Hungaria. Mini-turneu kualifikues i këtij grupi do të zhvillohet në pranverë në Portugali.

Liga A përbëhet nga shtatë grupe me nga katër kombëtare secili dhe përcakton ekipet që do t’i bashkohen Irlandës së Veriut, si vend organizator, në Kampionatin Evropian që do të mbahet nga 4 deri më 17 maj 2026.

Sipas rregullores së garës, fitueset e shtatë grupeve sigurojnë kualifikimin në turneun final, ndërsa skuadra e renditur e fundit në secilin grup bie në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues.

Ky cikël vlen edhe si fazë kualifikuese të UEFA-s për Kampionatin Botëror U-17 për femra 2026, që do të zhvillohet në Marok.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat