Shkëndija thellon epërsinë 

Futboll

Shkëndija thellon epërsinë 

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 19:27
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës është në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Slovanit nga Bratisllava.

Në minutën e 33-të, Kenan Bajriq shënoi autogol, duke sjellë gëzim të madh te tifozët e Shkëndijes.

Golin tjetër e realizoi futbollisti Sebastjan Spahiu në minutën e 45+1.

Ndeshja është e vlefshme e xhiros së pestë të Conference League në futboll.

Në rast se Shkëndija merr sonte tre pikë në Shkup, ka gjasa të mirë të jetë në play-off.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat