Hoxha e Dinamo nuk i rezistojnë skuadrës spanjolle

Futboll

Hoxha e Dinamo nuk i rezistojnë skuadrës spanjolle

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 20:32
Betis

Dinamo e Zagrebit është mposhtur me rezultat 3:1 nga Betisi, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Europa League në futboll.

Ballafaqimi u luajt në “Maksimir” ku skuadra mysafire ka treguar cilësi duke shënuar tre gola për 38 minuta e parë. 

Dominguez (31' - autogol), Riquelma (34'), Antony (38') shënuan për fitoren e Betisit.

Për Dinamon shënoi Galesiq (89').

Futbollisti Arbër Hoxha është paraqit titullar për dinamovitët. 

Ai me Dinamon nuk i rezistuan rivalit. 

Hoxha është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.

Dinamo renditet në vend të 25-të me 7 pikë e Betis në të dytin me 14 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat