Kështu e paraqesin spanjollët yllin e Kosovës

Futboll

Kështu e paraqesin spanjollët yllin e Kosovës

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 19:45
Vedat Muriqi - kështu paraqitet nga La Liga

La Liga me dedikim special për Muriqin, i cili s’ka të ndalur!

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u bë protagonist në ndeshjen e sotme të Mallorca-s (3:1) ndaj Elches, duke shënuar një gol të bukur dhe duke konfirmuar formën e tij fantastike këtë sezon në LaLiga.

Faqja zyrtare e LaLiga e përshkroi Muriqin si “piratin favorit të Ishullit të Mallorcas”, duke vlerësuar performancën e tij në rrjetet sociale.

Me këtë gol, Muriqi renditet i treti në listën e golashënuesve të LaLiga-s, pas Ferran Torres dhe Kylian Mbappé, me gjithsej 9 gola këtë sezon, duke treguar se është një prej sulmuesve më të rrezikshëm në kampionat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat