FC Prishtina ndan rrugët me Alban Shillovën

Futboll

FC Prishtina ndan rrugët me Alban Shillovën

Më: 10 janar 2026 Në ora: 18:19
Alban Shillova

FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Alban Shillova.

Shillova iu bashkua kryeqytetasve në janar të vitit 2025 dhe gjatë kësaj periudhe njëvjeçare regjistroi 26 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë pjesë e ekipit që triumfoi në Kupën e Kosovës në sezonin e kaluar.

Kjo ishte hera e dytë që sulmuesi ishte pjesë e FC Prishtinës. Në angazhimin e tij të parë, gjatë periudhës 2019–2021, ai zhvilloi 23 ndeshje zyrtare, realizoi gjashtë gola dhe kontribuoi me katër asistime.

Klubi nga kryeqyteti e ka falënderuar Alban Shillovën për përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat