Shqiptari trondit Manchester Utd, eliminon nga Kupa e Anglisë

Futboll

Shqiptari trondit Manchester Utd, eliminon nga Kupa e Anglisë

Më: 11 janar 2026 Në ora: 19:37
Brajan Gruda

Brighton ka kaluar në fazën e 1/16-tës së finales në Kupën FA.

Ekipi anglez triumfoi 2:1 ndaj Manchester United, duke i shkaktuar një goditje të rëndë “Djajve të Kuq”.

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda kaloi Brightonin në avantazh në minutën e 12-të të ndeshjes.

Welbeck e dyfishoi epërsinë e Brightonit në minutën e 64-të të takimit.

Krejt çka arritën të bënin Manchester United ishte goli për 1:2 i shënuar nga Benjamin Sesko në minutën e 85-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat