Protesta për reprezentuesin e Kosovës, trajneri i njohur dënohet në Itali

Futboll

Protesta për reprezentuesin e Kosovës, trajneri i njohur dënohet në Itali

Më: 13 janar 2026 Në ora: 16:31
Antonio Conte

Protestat për penalltinë e Rrahmanit, me kaq ndeshje dënohet Antonio Conte 

Antonio Conte është pezulluar me dy ndeshje.

Ky ishte vendimi i Gjykatësit Sportiv, i cili i vendosi edhe një gjobë prej 15,000 eurosh.

Trajneri italian u përjashtua për protestat e tij të zemëruara në minutën e 71-të të ndeshjes në “San Siro” kundër Interit, pas penalltisë së dhënë për faull të reprezentuesit të Kosovës, Amir Rrahmani ndaj Mkhitaryan.

Conte do të humbas ndeshjet ndaj Parmës dhe Sassuolos pas dënimit të shqiptuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat