Ka transferuar 72 lojtarë me mbi 2 miliardë euro

Futboll

Ka transferuar 72 lojtarë me mbi 2 miliardë euro

Më: 20 janar 2026 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Marc Guehi është bërë lojtari më i ri i Manchester Cityt, një tjetër nënshkrim i merkatos dimërore.

Ky është transferimi i 72-të i Pep Guardiolës në dhjetë sezonet e tij me klubin, me një mesatare prej pak mbi shtatë për sezon.

Shuma totale e shpenzuar është marramendëse: 2 miliardë euro në transferime (2,030,856,381 euro sipas Transfermarkt) që kur Pep arriti nga Bayern Munich më 1 korrik 2016.

Jack Grealish me 118 milionë euro është blerja më e shtrenjt në epokën e Guardiolës.

Gjatë kohës së tij te Barcelona, ​​Bayern Munich dhe Manchester City, Guardiola kryeson gjithashtu renditjen e trajnerëve që kanë investuar më shumë në transferimet e lojtarëve gjatë historisë: 2.58 miliardë euro.

Ai pasohet nga José Mourinho (1.72 miliardë euro), Massimiliano Allegri (1.6 miliardë euro), Carlo Ancelotti (1.56 miliardë euro) dhe Diego Simeone (1.55 miliardë euro).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat