Kosova në grupin e ferrit! I ndalohet të përballet me këtë kombëtare

Futboll

Kosova në grupin e ferrit! I ndalohet të përballet me këtë kombëtare

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 shkurt 2026 Në ora: 17:13 Përditësuar në ora: 18:44 më 12.02.2026
Pamje nga shorti

Kombëtarja e Kosovës në grup të vështirë

Kosova në grupin e ferrit! I ndalohet të përballet më këtë kombëtare

Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët në Ligën B të Kombeve në futboll. 

Kombëtarja e Kosovës është në grup të vështirë, në grupin 3 me Izraelin, Austrinë e Republikën e Irlandës.

Kosovës i ndalohet të jetë në një grup më Bosnjën dhe Hercegovinën.

LIga B - Grupi 1
Skocia
Zvicra
Sllovenia
Maqedonia e Veriut 

Grupi 2
Hungaria
Ukraina
Gjeorgjia
Irlanda e Veriut

Grupi 3
Izraeli
Austria
Republika e Irlandës
Kosova

Grupi 4
Polonia
Bosnja dhe Hercegovina
Rumania
Suedia

Liga A
Grupi 1

Franca
Italia
Belgjika
Turqia

Grupi 2
Gjermania
Holanda
Serbia
Greqia

Grupi 3
Spanja
Kroacia
Anglia
Çekia

Grupi 4
Portugalia
Danimarka
Norvegjia
Uellsi

Shqipëria është në grup të lehtë

Hidhet shorti për Ligën e Kombeve në futboll.

Shqipëria është në grup të lehtë. 

Është në grupin 1 të Ligës C së Kombeve së bashku me Finlandën, Bjellorusinë e San Marino.

Liga C - grupi 1
Shqipëria
Finlanda
Bjellorusia
San Marino

Grupi 2 
Mali i Zi
Armenia
Qipro
Letonia ose Gjibraltari

Grupi 3 
Kazakistani
Sllovakia
Ishujt Faroe
Moldovia

Grupi 4
Islanda
Bullgaria
Estonia
Luksemburgu ose Malta

Liga D - Grupi 1 
Gjibraltari apo Letonia
Malta apo Luksemburgu 
Andorra
Grupi 2
Lituania
Azerbajxhani
Lihteshtejni

Shorti i Ligës B do të hidhet sot

Shorti i Ligës B do të hidhet të enjten në Bruksel, nga ora 18:00. Kosova ndodhet në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, me të cilat nuk mund të përballet në fazën grupore.

Në grup, Kosova do të ketë një skuadër nga secila prej tri vazove të tjera: vazoja e parë përbëhet nga Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli; vazoja e dytë nga Zvicra, Austria, Ukraina dhe Bosnjë-Hercegovina; ndërsa vazoja e tretë nga Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.

Fokusi aktual i Dardanëve është ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Botërorin 2026, më 26 mars kundër Sllovakisë në Bratislavë.

Xhirot e fazës grupore në Ligën e Kombevezhvillohen:

E para: 24–26 shtator

E dyta: 27–29 shtator

E treta: 30 shtator – 3 tetor

E katërta: 4–6 tetor

Dy xhirot e fundit: 12–14 nëntor dhe 15–17 nëntor

Shorti i Ligës së Kombeve tërhiqet sot në Bruksel prej orës 18:00.

Kosova dhe Shqipëria në ethet e shortit

Gjithçka që duhet të dini për shortin e Ligës së Kombeve, ku përfshihen edhe Kosova e Shqipëria

Sot në orën 18:00 në Bruksel merr jetë edicioni i pestë i Nations League.

Turneu, i cili u mendua për të zëvendësuar miqësoret mes kombëtareve të ndryshme, është fituar dy herë prej Portugalisë dhe një herë nga Franca dhe Spanja.

54 shoqatat pjesëmarrëse në Ligën e Kombeve UEFA për sezonin 2026/27 janë të ndara në katër grupe.

Shorti i Ligave A, B dhe C do të formojë katër grupe me nga katër skuadra secila.

Çdo skuadër luan gjashtë ndeshje (tre në shtëpi dhe tre jashtë) kundër tre kombëtareve të tjera në grup.

Shorti për Ligën D do të formojë dy grupe me nga tre skuadra: çdo skuadër luan katër ndeshje (dy në shtëpi dhe dy jashtë) kundër dy kombeve të tjera në grup.

Ashtu si në edicionin e kaluar, dy skuadrat e para nga secili prej katër grupeve të Ligës A do të kualifikohen për çerekfinalet, skuadra e vendit të katërt do të bjerë në Ligën B, dhe skuadra e vendit të tretë do të luajë një ndeshje “play-off” për të qëndruar në Ligën A kundër njërit prej skuadrave të dyta të Ligës B. Ligat B, C dhe D do të ndjekin sistemin e ngjitjes, rënies dhe “play-off”-it të sezonit të kaluar.

Grupi A

Vazo 1: Portugalia, Spanja, Franca, Gjermania

Vazo 2: Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia

Vazo 3: Serbia, Belgjika, Anglia, Norvegjia

Vazo 4: Uellsi, Çekia, Greqia, Turqia

Grupi B

Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli

Vazo 2: Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Ukraina

Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania

Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Kosova

Grupi C

Vazo 1: Islanda, Shqipëria, Mali i Zi, Kazakistani

Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

Vazo 4*: Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia, San Marino

Grupi D

Vazo 1*: Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari ose Letonia, Malta ose Luksemburgu

Vazo 2: Lihtenshtajni, Andorra

Shënim: * Pozicionet në diskutim do të përcaktohen pas ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kombeve 2024/25 në mars 2026 midis Letonisë/Gjibraltarit dhe Luksemburgut/Maltës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat