Raphinha shënon het - trik, Barcelona demolon Sevillën 

Futboll

Raphinha shënon het - trik, Barcelona demolon Sevillën 

Nga: K.G. Më: 15 mars 2026 Në ora: 18:10
Raphinha

Barcelona shembi me lojë e gola Sevillën, duke  i shkaktuar humbje me rezultat 5:2 në takimin e javës së 28-të të kampionatit spanjoll.

Futbollisti Raphinha shënoi në minutën e 9-të dhe të 21-tën, të dyja nga penalltia.

Ndërsa Olmo në minutën e 38-të realizoi për rezultatin 3:0. 

Mysafirët ngushtuan rezultatin në 3:1 në fund të pjesë së parë përkatësisht në minutën e 45+3. 

Autor i golit Oso.

Raphinha kompleton het-trik-un në minutën e 51-të, 4:1.

Canselo në minutën e 60-të realizoi, 5:1.

Në minutën e 90+2 Sow ngushtoi humbjen në 5:2.

Pas javës së 28-të Barcelona kryeson me 70 pikë, katër më shumë se Reali në vend të dytë.

Sevilla e zë vendin e 14-të me 31 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat