Rezultatet e javës së 28-të, ja si ndryshon renditja

Futboll

Rezultatet e javës së 28-të, ja si ndryshon renditja

Më: 15 mars 2026 Në ora: 20:40
Tabela

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime dhe fitore të rëndësishme për renditjen.

Sfida hapëse mes Egnatia dhe Vllaznia në “Arena Egnatia” u mbyll pa gola, me të dy skuadrat që ndanë nga një pikë në një përballje të luftuar deri në fund.

Të shtunën, Tirana arriti një fitore minimale, por shumë të rëndësishme, duke mposhtur 1-0 Bylis në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë, AF Elbasani mori tri pikë të vlefshme në transfertë, pasi triumfoi 2-1 ndaj Flamurtari, duke barazuar Vllazninë në krye të renditjes me 52 pikë. Egnatia ndjek me 50 pikë, ndërsa Partizani është i katërti me 43 pikë.

Dy ndeshjet e fundit të javës u zhvilluan të dielën. Përballja mes FK Vora dhe Partizani përfundoi në barazim spektakolar 2-2, ndërsa në stadiumin “Air Albania”, Teuta siguroi një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Dinamo City.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat