Gavi: Flick si një baba për mua, kam vuajtur shumë dhe tash jam i lumtur

Futboll

Gavi: Flick si një baba për mua, kam vuajtur shumë dhe tash jam i lumtur

Më: 16 mars 2026 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, është rikthyer më në fund në fushë pas më shumë se gjashtë muajsh mungesë për shkak të një lëndimi, duke sjellë emocione të mëdha te tifozët “Blaugrana”.

Futbollisti i ri spanjoll tregoi për periudhën e gjatë dhe të vështirë të shërimit.

“Ishte shumë e vështirë, shumë më e komplikuar se herën e fundit. Kam vuajtur shumë dhe procesi i përditshëm ka qenë i dhimbshëm. Ajo që po ndiej tani është diçka unike dhe jam vërtet shumë i lumtur.”

Duke folur për raportin me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, Gavi shprehu mirënjohje të madhe për mbështetjen që e ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Ky rikuperim i ngjan atij të mëparshmit dhe Flick ka qenë gjithmonë pranë meje si një baba. Ai më ka ndihmuar gjithmonë dhe më ka dhënë besim. E kam ndier këtë dhe jam shumë i lumtur me të. Shpresoj të qëndrojë për një kohë të gjatë.”

Pavarësisht mungesës së gjatë nga lëndimi, mesfushori spanjoll theksoi se karakteri dhe mënyra e tij e lojës nuk kanë ndryshuar.

“Do të jem gjithmonë i njëjti, jam kështu që kur jam lindur. Kjo është mënyra ime për të konkurruar: kam dhënë gjithmonë gjithçka dhe do të vazhdoj ta bëj për gjithë jetën.”

Tashmë Gavi po mendon për ndeshjet e ardhshme të Barcelonës dhe sfidat që e presin ekipin.

“Na presin kundërshtarë të vështirë, por tani duhet të përqendrohemi te ndeshja ndaj Newcastle United në shtëpi.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat