Publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë U19 ndaj Maltës U19!

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë U19 ndaj Maltës U19!

Më: 28 mars 2026 Në ora: 14:25
Publikohen formacionet

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë U19 ndaj Maltës U19!

Kombëtarja shqiptare e futbollit U19 luan sot ndeshjen e dytë të saj në raundin e parë të Ligës B në Europianin e kësaj grupmoshe.

Pas dështimit në ndeshjen e parë kundër Luksemburgut, kuqezinjtë e drejtuar nga Fatjon Tafaj, kanë detyrim fitoren sot ndaj Maltës.

Humbja 2-1 ndaj Luksemburgut, ka bërë të detyrueshme fitoren ndaj Maltës, për të shmangur turpërimin me vendin e fundit në një grup ku Shqipëria është pritëse.

Trajneri Tafaj i ka besuar sulmin lojtarëve që aktivizohen në ekipet italiane si Sheji, Durmishi e Kulla, ndërsa ka vend në rreshtim edhe për Serxhio Voglin e Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat