Ferizaj shokon Llapin, bën një hap drejt finales së Kupës së Kosovës

Futboll

Ferizaj shokon Llapin, bën një hap drejt finales së Kupës së Kosovës

Nga: K.Goca Më: 8 prill 2026 Në ora: 16:56
Ferizaj

Ferizaj është shumë afër finales së madhe të Kupës së Kosovës, falë triumfit me rezultat 2:1 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapi dhe Ferizaj zhvilluan një lojë të mirë gjatë 90 minutave.

Të dy ekipet krijuan raste të mira shënimi, por vendasit shpërdoruan disa mundësi, po ashtu si edhe mysafirët.

Në minutën e 14-të, ferizajasit kaluan në epërsi pas autogolit të sulmuesit të Llapit, Muhamet Hyseni.

Goli i dytë erdhi në minutën e 87-të, kur Kushtrim Shabani nga afërsia mposhti portierin Çoriq për rezultatin 0:2.
Në minutën e 90+4 Besart Musolli realizoi për 1:2.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 22 prill në Ferizaj, ku llapjanët i pret një betejë e madhe për të përmbysur rezultatin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat