Ankesat e Realit ndaj arbitrimit, Tebas: Nuk qëndrojnë, Arbeloa thotë gjithmonë të njëjtën gjë

Futboll

Ankesat e Realit ndaj arbitrimit, Tebas: Nuk qëndrojnë, Arbeloa thotë gjithmonë të njëjtën gjë

Më: 20 prill 2026 Në ora: 20:02
Javier Tebas

Javier Tebas, Presidenti i La Ligës, ka folur së fundmi rreth ankesave të Real Madrid ndaj gjyqtarëve. Tebas, në një intervistë të dhënë së fundmi, shprehet se ato nuk qëndrojnë.

“Ditën tjetër, ai tha të njëjtën gjë edhe për gjyqtarin në ndeshjen me Bayern Munich. Ishte i njëjti stil argumentimi. Një ditë thotë një gjë, pastaj një tjetër, pastaj diçka tjetër.

Real Madridi duhet të përpiqet të vazhdojë të garojë. Ka ende ndeshje në La Liga dhe ka mjaft pikë në lojë.

Barcelona nuk do t’i fitojë të gjitha, larg kësaj. Jam i bindur për këtë. Ka ende pikë për t’u luftuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat